Bashota takohet me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 16:58 | Nga

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka pritur sot, përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim dhe mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë të shoqëruar nga kryeshefja e ARDA-së dhe drejtoreshën e AZHR-së Perëndim, me të cilët ka biseduar rreth mundësisë së bashkëfinancimit për renovimin e objektit shkollor të Gjimnazit “ Luigj Gurakuqi” në Klinë.

Bashkëbiseduesit kanë pohuar se renovimi i këtij objekti është më se i nevojshëm për të krijuar kushte sa më të mira për nxënës dhe arsimtarë.

Bashota ka thënë gjithashtu se për gjendjen e këtij objekti shkollor, vështirësitë në procesin e zhvillimit mësimor si dhe rëndësinë e madhe të renovimit të objektit i cili është ndërtuar në vitin 1968.

“Puna e juaj dhe bashkëpunëtoreve tuaj nuk do të ndaloj kurrë, sepse kontributi sipas tij është shumë i vogël krahas përgjegjësisë tuaj të madhe,” tha përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Ndërsa, kryetari Bashota theksoi se krijimi i kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie është prioritet i yni dhe më renovimin e kësaj shkolle, suksesi në procesin edukativo-arsimor nuk do të mungoi.

arber-bashota-1 bashota2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme