Feronikeli ka arritur marrëveshje me Basiru Mbye, i cili do të bëhet pjesë e këtij klubi që nga afati i transferimeve të janarit.
Mbye, ka lindur më 19 shtator 1999, në Bakoteh, 30 km afër kryeqytetit të Gambias, Banjul ndërsa luan si sulmues.
Basiru ka kohë që krahasohet me futbollistin e Chelseat, Michy Batshuayi, për nga stili i tij i lojës mënyra e shënimit dhe fiziku i tij.
Sulmuesi ka arritur të realizojë plot 28 gola dhe 7 asiste për ekipin 2 të Lokeren, nga Belgjika, para se të kalonte në skuadrën KV Oostende, me të cilën skuadër për gjysmësezoni realizoj 16gola dhe bëri 2 asistime.
Mbye, deri më tani ka përfaqësuar ekipin e të rinjëve të Gambisë, gjithashtu ai mori ftesë edhe nga përfaqësuesja A.