Skuadra e tyre nuk kishte fare gjasa të fitonte. Por tifozët e flakët nga tribunat nuk ndalnin abuzimet ndaj rivalëve. Disa fyerje drejtoheshin nënave të lojtarëve, e kishte edhe fyerje politike, një zhanër që është prezent në basketbollin libanez tash e shumë kohë.
Atë që po thërrisnin nuk mund të shkruhet, por ishte mjaftueshëm e papëlqyer për presidentin e Libanit, Michel Aoun, që në mënyrë jozyrtare përkrah skuadrën rivale dhe shpërtheu një zënkë.
Policia e trazirave u fut në arenë. Dy zyrtarë të basketbollit që tentuan të heshtnin thirrjet përfunduan në spital.
“Dhe ishte çështje e pashpresë”, ankohet Akram Halabi, president i Federatës së Basketbollit të Libanit. “Ata po humbnin me 33 pikë dallim!”, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Vetë presidenti Aoun nuk ishte në ndeshje dhe nuk ishte në rrezik të lëndohej.
Këto ditë pak veta mund të presin që sporti të jetë vetëm sport.
Mirëpo, sportet veçanërisht kanë nuanca politike në Liban, ku 18 sektet e njohura fetare zyrtarisht dhe partitë politike jetojnë, punojnë dhe socializohen me njëra-tjetrën, por kurrë nuk ndalen për të kërkuar avantazhe.