Basketbollisti i ri nga Mitrovica, Bledioni, vazhdon të spikasë në Gjermani, në dhjetor pritet të luajë ndaj Trepçës

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Mitrovicasi i ri, Bledion Behrami, po vazhdon të ndërtojë me sukses rrugëtimin e tij në basketbollin gjerman. I lindur në Gjermani, ai është pjesë e klubit Gladiators Trier, ku aktivizohet me ekipin U19 në NBBL (Nachwuchs Bundesliga), një nga ligat më të forta të basketbollit për grupmoshat e reja në Gjermani.

Pavarësisht moshës së re, Bledioni ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e tij sportiv, duke u dalluar për përkushtimin, disiplinën dhe potencialin që ka shfaqur në lojë.

Një moment i veçantë e pret në muajin dhjetor, kur me ekipin e tij do të udhëtojë në Mitrovicë për t’u përballur në një ndeshje miqësore me Trepçën.

Takimi pritet të ketë rëndësi të veçantë për basketbollistin e ri, pasi do të luajë në vendlindjen e babait të tij.

Të ngjashme