Hajrizi ishte më i miri i mitrovicasve në sfidën kundër Proton Cable Prizrenit.
Basketbollisti i Kosovës kishte 22 pikë 13 kërcime, gjashtë asistime, si dhe dy topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke e pasur indeksin e ndeshjes 41, apo më të lartin për këtë xhiro, si dhe njërin nga më të lartët në këtë edicion për mitrovicasin.
Peja pa shumë probleme fitoi kundër Istogut, ndërsa më i dalluari ishte edhe kësaj radhe Justin Davis, me 29 pikë, nëntë kërcime, pesë asistime, duke e pasur indeksin 39.
Indeksin e lartë e kishte edhe Jalen Nesbitt (35) i Golden Eagle Yllit, në sfidën kundër Vëllaznimit. Nesbitt e mbylli ndeshjen me 23 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.