Basketbollistja, Gerta Hoti nënshkruan kontratë profesionale me Prishtinën

Prishtinë | 26 Gus 2023 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Basketbollistja 13 vjeçare, Gerta Hoti, ka nënshkruar kontratë profesionale me KBF Prishtina deri në vitin 2030, shkruan Infokus.

Hoti e cila është pjesë edhe e gjeneratave të reja të KBF Prishtina, e gjithashtu edhe kampione me U16 është bërë lojtarja më e re që nënshkruan kontratë profesionale.

“Jam me fat që ëndrra të jem pjese e Prishtinës një ditë mu realizua, kam punuar shumë deri këtu ku jam, dua të falënderoj familjen për mbështetje dhe klubin që po më vlerëson dhe m’i hapi dyert, dhe ja sot ku jam. Unë do të punoj edhe më shumë që përveç klubit të Prishtinës nesër të jam edhe në nivele tjera evropiane dhe botërore”, ka deklaruar talentja e basketbollit.

“Organizimi dhe vëmendja e klubit për gjeneratat e reja, puna me gjeneratat e reja, janë dëshmi që KBF Prishtina ka qenë është dhe do të jetë prodhues i basketbollisteve edhe për klubet tjera!”, thuhet në komunikatën e klubit.

Të ngjashme