Oficerët doganorë me urdhër të organeve kompetente kanë bastisur një objekt banimi në Podujevë ku edhe kanë gjetur mallra ilegale të kontrabanduara.
Më saktësisht në Podujevë, oficerët doganor kanë kryer një bastisje në një banesë private ku dhe kanë gjetur mallra pa dokumentacion i cili është i kontrabanduar në Kosovë.
Me këtë rast janë konfiskuar 23 copë Ant-Miner El 3 dhe13 shtëpiza 1 st cool.
Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave.
Sipas një njoftimi të Doganës, me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganor kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar “se kemi të bëjmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike”.
“Sipas konstatimeve preliminare vjedhje e energjisë elektrike është mbi 40.000 mijë euro. Malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar derisa rasti është trajtuar procedurën kundervajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.