Bastiset drejtoria paralele e urbanizmit në Mitrovicë të Veriut, konfiskohen dokumente

| 27 Dhj 2024 | 11:19 | Nga

Policia e Kosovës ka bastisur një objekt ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në Mitrovicë të Veriut.

Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar një degë e urbanizimit të Mitrovicës Veri, kemi verifikuar këtë informatë dhe ka dalë të jetë e saktë. Pasiqë është kontaktuar Prokurori i rastit, janë konfiskuar dokumentat e gjetura aty, janë intervistuar disa persona dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me Strukturën paralele të Mitrovica Veri”, tha ai për klankosova.

Ai mes tjerash bëri me dije se lidhur me rastin nuk të arrestuar.

Të ngjashme