Bastiset nga Specialja banesa e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 10:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Speciale të martën ka nisur bastisjen e shtëpisë së ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami. Aty, janë parë vetura të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, raporton Ekonomia Online.

Një ditë më parë, saktësisht pas bastisjeve të kryera tek dy ish-këshilltarë tjerë të Thaçit, Behrami reagoi ashpër ndaj kësaj gjykate.

Një ditë më parë, saktësisht pas bastisjeve të kryera tek dy ish-këshilltarë tjerë të Thaçit, Behrami reagoi ashpër ndaj kësaj gjykate.

Ai tha se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.

Tutje Behrami i cilësoi si skandaloze dhe të paprecedent bastisjet e kolegëve të tij, Shalës e Smakajt.

“Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai mes tjerash.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme