11 persona janë arrestuar mbrëmë pas një bastisje në një local, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Xhurkaj ka thënë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policorë për 48 orë.
“Me datë 01.04.2022 rreth orës 19:00 , zyrtaret policor nga Stacioni policor- Gjakovë përmes rrugëve operative kanë pranuar informatën se ne nje lokal ne Rr.”Kolë Lleshi” -Gjakovë janë duke u zhvilluar lojëra të fatit. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është bërë bastisja dhe kontrolli në lokalin ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojërat e fatit dhe gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur 11 persona duke luajtur dhe tek te dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 6430 Euro”, ka deklaruar Xhurkaj.