Një punëtori për servisimin e veturave është bastisur në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës.
Mediat nuk janë lejuar të afrohen afër vendit të ngjarjes, derisa aty janë të pranishëm dy autoblinda dhe një veturë e Policisë.
Bastisja po bëhet pak orë pas sulmit të një automjeti të Policisë në fshatin Zupç të Zubin Potokut.
Sulmi u shënua në orët e para të mëngjesit të së martës me armë zjarri.