Një aksion i hershëm i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur në Gllarevë të Klinës.
Pesë lokacione janë bastisur në këtë aksion, tri shtëpi, një restorant dhe një auto servis i veturave.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se në këtë aksion është bastisur edhe shtëpia e zyrtares së LDK-së, ish-deputetes së VV-së e PSD-së, Shqipe Pantinës.
Në pyetjen e gazetarit për bastisjen e shtëpisë së vëllaut të saj, Pantina ka dhënë këtë përgjigje.
“Nuk është bash qashtu, vëllaun e kam në spital. Nuk kam koment”, ka thënë Pantina.
Bujar Pantina duke tentuar të shmangë arrestimin nga Policia, ka kërcyer nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital.
(Foto nga arkivi i Ekonomia Online)