Policia po bastisë një lokacion që është ngjitur me objektin e policisë në Prishtinë. Në këtë objekt dikur ka operuar OJQ –ja ” Paqe dhe tolerance”, ky objekt shërben si ambulante në të cilën punojnë mjek serb.
Një qytetar i komunitetit serb, për rtk-në ka thënë se këtu marrinë shërbime mjekësore qytetarë të moshuar serb, por është e hapur për të ofruar shërbime pa dallim etnie.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.