Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), sipas disa raportimeve në medie, është afër marrëveshjes me Roberto Morenon për postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës. Por, Tahir Batatina vazhdon ta dëshirojë stolin e trajnerit të “Dardanëve”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Batatina tha se qytetarët e Kosovës po e mbështesin atë, ndërsa tha se ëndrra e vetme e tij është kualifikimi i Kosovës në Evropian dhe Botëror.
“Forca, Kosova! Deri në frymën e fundit, do jem pranë teje. Vlerat më të mëdha në jetë për mua janë qytetarët e Kosovës dhe tifozeria Dardanët, që gjatë kësaj kohe më kanë mbështetur dhe po vazhdojnë të më mbështesin. Ata dua të më vlerësojnë, sepse një ditë së bashku me ta do të festojmë kualifikimin në botëror dhe Evropian”, shkroi Batatina.