Shkencëtarët e kanë zbuluar një proces të ri për krijimin e një baterie me super kapacitet dhe që mund të rimbushet më shumë se 30,000 herë.
Kjo metodë mund të shfrytëzohet në celularët e mençur, paisjet elektronike, si dhe në makinat elektrike.
Procesi në fjalë është duke u zhvilluar nga një ekip i shkencëtarëve të cilët kanë zbuluar se bateritë e sotme të celularëve të mençur pas 18 muajve fillojnë të degradohen dhe e humbin baterinë më shpejt.
Sipas tyre, zëvendësimi i baterive aktuale me bateritë që kanë super kapacitet, do t’jua mundësojë mbushjen e celularit brenda pak sekondave dhe nuk do të keni nevojë ta mbushni për një javë.
Ardhja e këtyre baterive në treg, padyshim se do të ketë ndikim të madh në teknologji.