Emrat e rekordmenëve të Kupës së Botës dalin në skenë çdo katër vjet, disa prej legjendave të futbollit si Pele, Diego Maradona, Miroslav Klose dhe Jose Batista do të hamendësojnë nëse rekordet e tyre do të thyhen.
Prisni. Jose Batista? Kush është Jose Batista?
Nëse emri i Batistas duket pavend të përmendet përkrah lojtarit të vetëm që ka fituar Kupën e Botës, Peles, golashënuesit më të mirë në histori të Kupës së Botës, Kloses, dhe po ashtu njeriut me më së tepërmi paraqitje si kapiten i një përfaqësueseje në Kupën e Botës, Diego Maradona, atëherë ktheni mendjen te Botërori 1986 në Meksikë, shkruan Koha Ditore.
Më pak se një minutë kishte kaluar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndërmjet Uruguait e Skocisë, kur një refer francez ia tregoi kartonin e kuq Batistas për një ndërhyrje ndaj Gordon Strachanit.
Koha zyrtare ishte 52 sekonda dhe mbetet kartoni i kuq më i shpejtë në histori të Kupës së Botës.