Seputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka thënë se opozita po planifikon që ta rrëzojë Qeverinë Kurti në pranverë, sipas tij në mënyrë jodemokratike pasi nuk i ka votat, deria në këtë mënyrë ka tentuar ta marrë pushtetin edhe në vjeshtë.
Batusha foli dhe për liberalizimin e vizave, derisa tha se data e dhënë 1 janar 2024 është data e fundit që jepet për Kosovën dhe shpreson që të mos ketë më shtyrje.
Ndërsa, lidhur me planin franko-gjerman, deputeti ka thënë se është bazë e mirë por që kanë mospajtime në disa pika, mirëpo që është i mirë për të nisur bisedimet për marrëveshjen finale me njohjen në qendër. Ai ka cekur se ky plan është kundërshtuar nga Serbia.
I pyetur lidhur me projektligjin për Trustin që pritet të vie sërish në Kuvend, Batusha ka thënë se do të votojë kundër pasi kjo tërheqje është kundërshtuar dhe nga ekspertët e kësaj fushe.