Batusha pas djegies së muzeut: Iu bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që ky rast të trajtohet me urgjencë

Prishtinë | 31 Gus 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët LVV-së, Agon Batusha, ka mbajtur një koferencë për media gjatë ditës së sotme lidhur me situatën e djeshme pas djegies së muzeut të muzikës në Gjakovë.

Batusha tha në koferencë se si qender e LVV-së në Gjakovë kanë shfaqur pakënaqesit për objektet kulturore.

“Si Qender e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë shfaqem pakënaqesit tona për gjendjen në të cilën kanë përfundu shumica e objekteve të trashëgemisë kulturore si pasoj e keqmenaxhimit dhe neglizhencës së Komunës”, ka shkruar Batusha në rrjetin e tij në Facebook.

Tutje nga LVV kanë bërë thirrje që ky rast të hetohet me urgjencë.

“Me ç’rastë i bëmë thirrje organeve përgjegjëse që ky rast të trajtohet me urgjencë dhe seriozitet, që përgjegjësit të vihen sa më parë para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme