Bayern Munichu i ka dhënë disa ditë pushim shtesë mesfushorit Thiago Alcantara. Mesfushori spanjoll do të largohet nga “bavarezët” gjatë këtij afati kalimtar.
29-vjeçari nuk do t’i bashkohet pjesës së skuadrës në fazën përgatitore. Alcantara u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se është në kërkim të një skuadre të re, transmeton KOHA.
Interesim për mesfushorin kanë shprehur Liverpooli dhe Manchester Unitedi. “Bavarezët” po kërkojnë 30 milionë euro për ta liruar mesfushorin.