Bayern Munchen e ka refuzuar mundësinë e transferimi të Georginio Wijnaldum, sipas raportimeve nga Abendzeitung.
Përfaqësuesi i Holandës i cili është lidhur ngushtë me një kalim te Barcelona, pritet që të jetë agjent i lirë kur t’i përfundojë kontrata këtë verë.
Ndërkaq, kampioni në fuqi i Evropës dhe botës tash thuhet se ka refuzuar të bëhet pjesë e garës për sigurimin e shërbimeve të holandezit.
Wijnaldum nuk ka arritur që ta gjejë veten si lojtar standard te të Kuqtë pavarësisht se këto vitet e fundit i arriti sukseset më të mëdha me ta.