Bayern Munchen dhe Real Madrid ndeshen sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, dhe sipas statistikave, Bayern mund të ketë përparësi ndaj kampionit aktual të Evropës.
Këta dy gjigantë janë takuar 22 herë në Kupën Evropiane. 11 prej tyre i ka fituar Bayerni ndërsa nëntë herë triumfantë kanë dalur mbretërit e Spanjës. Vetëm dy herë janë ndarë baras.
Sa u përket golave, bavarezët i kanë shënuar 33 sosh në këto takime, ndërsa Reali ka tundur rrjetën 31 herë, njofton Klan Kosova.
Vlen të përmendet që herën e fundit kur këto skuadra u ndeshën në Ligën e Kampionëve, ishte trajneri aktual i Bayernit, Carlo Ancelotti që atëbotë eliminoi Bayernin në gjysmëfinale, duke arritur më pas ta fitojë Ligën e Kampionëve me madrilenët.
Pikërisht ajo fitore e mbretërve prej 0:4 në Allianz Arena është humbja më e thellë që Bayern e ka pësuar në shtëpi, në kuadër të garave evropiane.