Real Madridi mund të humbë Achraf Hakimin në këtë verë, nëse nuk i siguron se do të luajë standard në edicionin e ri.
Mbrojtësi maroken është aktualisht në huazim te Borussia Dortmundi që është shumë e interesuar të blejë përfundimisht kartonin e tij.
Por, Marca raporton tani se Bayern Munich është duke e bërë të pamundurën që të transferojë Hakimin në afatin kalimtar veror.
Kontrata aktuale e mbrojtësit me Los Blancos skadon në vitin 2023, derisa Florentino Perez nuk e dëshiron shitjen e tij.
Hakimi po kalon në një super-formë te Dortmundi
Hakimi i ka bërë me dije presidentit të Real Madridit se ai dëshiron të rikthehet në Santiago Bernabeu, mirëpo me kushtin se do të luajë standard.
Në atë pozitë është Dani Carvajal dhe vështirë se mund të rivalizojë spanjollin për mbrojtës krahu, e në këtë rast favorizohen Dortmundi e Bayern Munichu që mund t’i marrin shërbimet e lojtarit.