Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar me rezultat të thellë takimin e shtatë golave ndaj Union Berlinit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët arritën t’i shenojnë edhe tri gola, ndërsa vendasit tunden një herë rrjetën.
Robert Lewandowski hapi serinë e golave në minutën e 15-të nga penalltia për 0-1, ndërsa polaku shënoi edhe për epërsinë 0-2 në minutën e 23-të.
Bayerni arriti ta shënojë edhe një gol në pjesën e parë me anë të Leroy Sane (35’) për 0-3, ndërsa Niko Giesselmann (43’) ngushtoi epërsinë 1-3.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe arritën të shënojnë përsëri gola, me Bayernin dy herë dhe Union Berlinin një herë.
Kingsley Coman (61’) shënoi golin e parë këtë pjesë për të dërguar epërsinë në 1-4, ndërsa Julian Ryerson (65’) ngushtoi shifrat në 2-4.
Goli i shtatë dhe i fundit në këtë pjesë u shënua në minutën e 79-të me anë të Thomas Muller, i cili vulosi fitoren e Bayernit me rezultat përfundimtar 2-5.
Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Union Berlini renditet në pozitën e gjashtë me 16 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Freiburgut, ndërsa kryeqytetasit udhëtojnë te Kolni.