Bayern Munich e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Werder Bremenit dhe tani rezultati është 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Bundesligë.
Ishte Serge Gnabry i cili shënoi në minutën e 35-të, ndërsa ishte asisti i dytë sot nga Muller, shkruan Gazeta Express.
Paraprakisht, Muller kishte asistuar për Goretzkan që shënoi në minutën e 22-të.
https://streamable.com/do8q5g