Bayerni e konfirmon interesimin për Sanen

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl Heinz-Rummenigge, e ka konfirmuar se klubi gjerman do t’i fillojë negociatat me Manchester Cityn për transferimin e Leroy Sanes, nëse anësori thotë se e dëshiron transferimin në “Allianz Arena”.

Leroy Sane nuk ka arritur ta zë një vend në formacioni e parë të Pep Guardiola dhe ai mund ta dëshirojë kthimin në Bundesligë, pasi që Bayerni është në kërkim të zëvendësuesve për Arjen Robbenin dhe Franck Riberyn.

Kampionët gjermanë besohet se e kanë prioritet transferimin e Sanes gjatë këtij afati kalimtar të verës, edhe pse Goal.com raportoi muajin e kaluar se Manchester City synon t’ia rinovojë kontratën 23-vjeçarit.

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, tha këtë javë se një marrëveshje për Sanën nuk ka shumë gjasa të arrihet për shkak të shifrave të “çmendura”. Megjithatë, Rummenigge insiston se transferimi mund të ndodhë gjithsesi, nëse vetë Sane e dëshiron këtë.

“Ne nuk kemi bërë ofertë për Sane, jemi larg kësaj. Së pari, lojtari duhet të vendosë nëse ai mund ta imagjinojë veten në Bayern. Nëse po, atëherë ne do të fillojmë negociata konkrete me Manchester Cityn”, ka thënë Rummenigge.

“Lojtari është faktori më i rëndësishëm. Siç duket, Leroy ende nuk ka vendosur. Hasan Salihamidzic [drejtori sportiv i Bayernit] është duke i drejtuar bisedimet këtu. Mendoj se lojtar është emocionues, në të gjitha aspektet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme