Bayern Muencheni po mbetet pa lojtarë të shëndoshë, ndërsa po tenton të zvogëlojë disavantazhin në Bundesligë.
Klubi baravez i ka dhënë fund një serie prej dy humbjeve rresht me fitoren 3:1 të mërkurën ndaj Tottenhamit, por ka pak lojtarë për tri ndeshjet që e presin në Bundesligë brenda një jave.
Bayerni e pret Werder Bremenin të shtunën, më pas e viziton Freiburgun të mërkurën, para se të luajë ndeshjen e fundit para Krishtlindjes kundër Wolfsburgut në Munih, shkruan sot Koha Ditore.
Sulmuesi anësor francez, Kingsley Coman, është larguar nga fusha me dhembje, pasi ra keq në këmbën e tij të majtë në ndeshjen kundër Tottenhamit, duke e lënë kështu trajnerin e përkoshëm, Hansi Flick, me vetëm 13 lojtarë të skuadrës së parë në gjendje për të luajtur për ndeshjen ndaj Bremenit.
Niklas Suele, Lucas Hernandez, Fiete Arp dhe Michael Cuisance të gjithë mungojnë me lëndime, Javi Martinez është i suspenduar dhe Corentin Tolisso është në dyshim me lëndim të kofshës së majtë që mori në humbjen 2:1 në fundjavë në ligë ndaj Borussia Moenchengladbachut.
David Alaba, që mungoi në ndeshjen ndaj Tottenhamit, pritet të kthehet, siç do të kthehet edhe golashënuesi më i mirë i klubit, Robert Lewandowski, që pushoi të mërkurën. Bayerni e ka mbyllur fazën grupore të Ligës së Kampionëve me pikë maksimale, 18 sosh nga gjashtë ndeshje.