Bayerni ia tregon vendimin Boatengut për të ardhmen

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Klubi gjerman e ka njoftuar futbollistin për vendimin për ta shitur atë gjatë verës. Tash qendërmbrojtësi po mendon për destinacionin e ardhshëm

E ardhmja e Jerome Boateng është larg Bayern Munichut.

Në fakt, mediat gjermane shkruajnë se presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka biseduar me futbollistin, të cilit ia ka zbuluar vendimin e klubit për ta shitur qendërmbrojtësin gjerman gjatë verës.

30 vjeçari ka pasur rënie të formës kohëve të fundit në “Allianz Arena” dhe nuk e ka të garantuar pozitën e titullarit në ekipin e Niko Kovacit.

Përfaqësuesi gjerman i ka zhvilluar vetëm 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon me gjigantin bavarez.

Nëse arrin ndonjë ofertë e mirë për Boatengun, Bayerni është i gatshëm ta lë të lirë mbrojtësin me përvojë.

Futbollistin e duan në Itali, ku e pëlqejnë Juventusi dhe Interi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme