Bayerni nuk ka hequr dorë nga Leroy Sane i Manchester Cityt.
Klubi gjerman ishte afër transferimit të Sanes edhe gjatë verës, por shkak i lëndimit të rëndë të lojtarit, bisedimet ishin ndërprerë.
Tani, 23 vjeçari është afër rikthimit në fushë dhe interesimi i Bayernit është rritur serish, transmeton KTV. Në fillim, City kishte kërkuar më shumë se 100 milionë euro, por tani vlera është më e vogël, shkaku i lëndimit të Sanes.
Bëhet e ditur se edhe dëshira e lojtarit është që të transferohet në “Allianz Arena” dhe iu mbetet klubeve që të merren vesh për shumën e transferimit.
Kontrata me klubin anglez, Sanes i skadon në verën e vitit 2021 dhe ai ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta rinovojë atë.