Mesfushori spanjoll, Marco Asensio, në fund të këtij edicioni mund të largohet nga Real Madridi për t’iu bashkuar Bayern Muenchenit.
Kështu ka njoftuar e përditshmja “Marca”. Bëhet e ditur se te Bayerni janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 100 milionë euro për transferimin e Asensios.
Lojtari mund të largohet nga Real Madridi për shkak të minutazhës së vogël prejse ekipin e ka marrë trajneri Santiago Solari.
23-vjeçari ka pesë gola dhe po aq asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.
Asensio iu bashkua Realit në vitin 2016 nga Espanyoli dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.