Bayern Muencheni është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Thomas Partey, bën të ditur “Eldesmarque”.
Arsenali dhe Paris Saint-Germaini po ashtu janë duke bërë përpjekje për transferimin e ganezit 26-vjeçar. Partey në kontratën e tij me Atletico ka një klauzolë për lirim në vlerë 50 milionë euro.
Bayerni po interesohet që të sjellë një zëvendësues për Javi Martinezit dhe Partey gjendet lartë në listën e dëshirave të klubit të madh gjerman.
Partey këtë stinor i ka luajtur 35 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar tre gola dhe asistuar një tjetër.