Bayerni kthen Perishiqin tek Interi

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Bayern Muenich, Hansi Flick, ka konfirmuar se klubi ka vendosur të mos shfrytëzojë opsionin për blerjen e Ivan Perishiqit, duke e kthyer në Inter.

Kroati 31-vjeçar ishte huazuar për pesë milionë euro me opsionin për blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Megjithatë, klauzola nuk është aktivizuar. Klubet kanë tentuar të negociojnë një zbritje në çmim, por tani është anuluar fare iniciativa për kroatin.

“Kemi vendosur të mos vazhdojmë me Alvaro Odriozolan, Philippe Coutinhon dhe Ivan Perishiqin”, ka thënë Flick për “Abdenzeitung”. “Për aq gjatë sa David Alaba dhe Thiago Alcantara janë këtu, do t’i konsideroj në dispozicionin tonë”, ka shtuar ai për lojtarët e përfolur se mund të largohen.

Anësori kroat ka pasur 35 paraqitje për Bayernin në rrugën drejt triumfeve në Gjermani dhe në Ligën e Kampionëve. Ka shënuar tetë gola e ka asistuar dhjetë herë.

Mbetet e paqartë nëse Interi do ta mbajë kroatin apo do ta largojë drejt një klubi të ri.

Të ngjashme