Inter dhe Bayern Munchen janë ndarë baras 2:2 në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Kjo i mjaftoi kampionit italian që të kalojë në gjysmëfinale të kësaj gare pasi në “Allianz Arena” kishte fituar 1:2 një javë më parë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa Kane ktheu në lojë gjermanët në minutën e 52-të të takimit.
Dy rivënie nga këndi u mjaftuan Zikaltërve për të përmbysur rezultatin për tre minuta, pasi realizuan Lautaro Martinez, 58′, dhe Benjamin Pavard, 61′.
Bayern u duk se mund të rikthehej sërish kur Eric Dier realizoi me kokë në minutën e 76-të, por Interi rezistoi në fund.
Klubi nga Milani në gjysmëfinale do të ketë punë të vështirë me Barcelonën e frymëzuar të Hansi Flick.