Bayern Munich janë të interesuar për ta transferuar kroatin Ivan Perisic.
Anësori ka kaluar këtë sezon si i huazuar tek gjiganti gjerman ku pati paraqitje shumë të mira.
31-vjeçari ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar gjashtë gola e ka bërë nëntë asistime.
Kjo ka bërë që trajneri Hansi Flick ta kërkojë blerjen përfundimtare të tij në afatin kalimtar veror.
Bayerni tani i ka kërkuar Interit që të bëjë zbritje në çmimin e tij duke u arsyetuar për shkak të krizës financiare.
Marrëveshja mes dy klubeve ishte që Perisic mund të kaloj përfundimisht në Munich për 20 milionë euro.
Megjithatë tani Bayerni i ka kërkuar Interit që të ulë çmimin në 15 milionë për ta blerë kroatin.