Bayerni merr një goditje në prag të ndeshjes së Super Kupës ndaj Dortmundit. Renato Sanches, i transferuar për 35 milionë euro nga Benfica, është i detyruar të qëndrojë tri deri në katër javë.
Ai nuk ka shans të jetë gati për Super Kupën e Gjermanisë me Dortmundin të dielën e ardhshme.
Sanches pritet të rikthehet në mes të shtatorit, raporton gazeta gjermane “Bild”. Dëmtimet kanë qenë një problem i madh në vitet e fundit për bavarezët në epokën e Guardiolës