Bayerni mposht dy klube angleze në garë për yllin francez Pavard

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 17:29 | Nga

Kicker raporton se Bayern Munich ka fituar garën për yllin e Stuttgartit, Benjamin Pavard.

Për mbrojtësin e krahut të djathtë në garë ishin edhe Manchester Unitedi e Arsenali, transmeton Koha.net. Por, Bayerni ishte më efikas për ta bindur yllin francez.

Pavard, që ka pasur paraqitje shumë të mirë me Francën në Botëror, do të bashkohet me Bayernin për 35 milionë euro.

Megjithatë ai do të kalojë edhe një sezon me Stuttgartin para se të transferohet në Allianz Arena më 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme