Bayerni përforcohet me Marc Rocan

| 04 Tet 2020 | 18:47 | Nga

Bayerni ka konfirmuar se ka transferuar nga Espanyoli mesfushorin defansiv, Marc Roca.

23 vjeçari ka nënshkruar me gjigantin bavarez kontratë deri në vitin 2025, transmeton KOHA.

“Jam shumë i lumtur, kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua. Mendoj se Bayerni është klubi më i mirë në botë dhe ka një traditë të gjatë. Po shikoj përpara që të bartë ngjyrat e këtij klubi”, ka thënë Roca.

Roca ka bërë 121 paraqitje me Espanyolin, duke shënuar tri gola. Në verën e vitit 2019 ai ka arritur të fitojë Kampionatin Evropian me Spanjën U21.

Te Bayerni ai do të bartë fanellën me numër 22.

Të ngjashme