Bayerni po mendon për kontratën e re të Gnabryt

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti bavarez synon ta “blindojë” sulmuesin e rrezikshëm gjerman me një kontratë të re

Bayern Munichu po mendon për kontratën e re të Serge Gnabryt.

Gjiganti bavarez synon ta “blindojë” sulmuesin e rrezikshëm gjerman.

“Sky Sport” raporton se kanë mbetur të zgjidhen edhe disa detaje në mes të palëve, përcjell “Gazeta Express”.

Por, gjithashtu raportohet se kjo marrëveshje do të arrihet dhe kjo mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Gnabry ka qenë lojtar i rëndësishëm i Bayernit kohëve të fundit.

Bavarezët llogarisin në 26 vjeçarin edhe për një kohë të gjatë.

Gnabry është pjesë e rregullit e Kombëtares gjermane.


Të ngjashme