Christian Eriksen vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij në nivel klubesh.
Mesfushori danez nuk është duke luajtur rregullisht te Interi dhe pritet largimi i tij në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri i Interit, Antonio Conte nuk e pëlqen shumë lojtarin dhe danezi ka ndarë mendjen për tu larguar.
Por megjithatë e ardhmja e tij ende nuk është vendosur, pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për të.
Së fundmi garës sipas Le10Sport i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munich.
28-vjeçari ka një kontratë me Interin deri në verën e vitit 2024, mirëpo ai pritet të largohet në janar.
Te Interi janë të gatshëm ta shesin atë, por duan që të fitojnë mbi 40 milionë euro nga largimi i tij.
Bayern po e monitoron situatën e lojtarit dhe në janar pritet të dalë me ofertë zyrtare.
Gjithsesi skuadrat tjera të interesuara për Eriksenin mbeten edhe Everton, PSG, Borussia Dortmund dhe Leicester City.