Bayern Munichu mund ta sigurojë titullin e tetë radhazi të Bundesligës këtë fundjavë, mirëpo do ta presë Borussia Monchengladbachun të shtunën pa dyshen e suspenduar, Thomas Mullerin dhe Robert Lewandowskin.
Bayern Munichu do të konfirmohet si kampion i Gjermanisë nëse arrin ta fitojë ndeshjen e së shtunës dhe nëse Borussia Dortmund e humb ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfin – që rrezikon të bjerë nga liga dhe ku luan Valon Berisha – pak orë më parë.
Ky skenar do t’ia jepte skuadrës së Hansi Flick një epërsi prej dhjetë pikësh në kreun e tabelës me vetëm edhe tri ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.
Por, Bayerni i mungon Lewandowski, golashënuesi më i mirë i ligës për këtë sezon me 30 golat e tij, dhe Muller, i cili është vetëm një asist larg thyerjes së rekordit për më së shumti asiste brenda një sezoni të vetëm në ligën gjermane.
“Është tejet bezdisëse, por ne s’mund të bëjmë asgjë për këtë”, ka thënë trajneri i Bayernit, Flick.
Thiago Alcantara pritet të jetë futbollisti që do ta zëvendësojë Mullerin, ndërsa anësori Serge Gnabry mund ta zë vendin e Lewandowskit si qendërsulmues nëse rikuperohet nga lëndimi i tij në shpinë. /Gazeta Express/