Banka Botërore deklaroi se për shkak të ndalimit të furnizimit nga disa vende prodhuese të naftës, në vitin 2016, çmimi i naftës së papërpunuar do të arrijë në 43 dollarë për fuçi.
Sipas raportit më të ri “Perspektiva e Tregut të Mallrave”, në tremujorin e dytë, çmimi i naftës u rrit me 37%, pasi Kanadaja dhe Nigeria ndaluan prodhimin e naftës bruto.
Autori i raportit John Baffes vuri në dukje se me lehtësimin e mbi-furnizimit në tregun e naftës bruto, çmimi mund të rritet në gjysmën e dytë të vitit.
Por, për shkak të nivelit të lartë të rezervës, çmimi i naftës bruto do të mbetet në nivelin e ulët këtë vit.