BB mbështet Kosovën në “Fuqizimin e konkurrencës dhe gatishmërisë për eksport”

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 14:51 | Nga

Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore sot nënshkruan marrëveshjen për financimin e projektit “Fuqizimi i konkurrencës dhe gatishmërisë për eksport,” projekt i cili do të implementohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Ky projekt do të ndikojë në fuqizimin e sektorit privat dherritjene pozitës konkurruese të prodhuesve kosovarë për eksportim të produkteve të tyre në tregjet ndërkombëtare. Projekti do të kontribuojë po ashtu edhe në plotësimin e një sërë obligimesh të rëndësishme që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociime Kosovës me Bashkimin Evropian, përfshirë këtu edhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Projekti do të ndihmojë në zvogëlimin e kostove për firmat për testimin e produkteve dhe marrjen e certifikatave të njohura ndërkombëtarisht duke ua hapur rrugën për depërtim në tregjet e rajonit, Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Po ashtu, ky projekt do të mbështesë procesin e reformimit të sistemit të inspektimeve në Republikën e Kosovës duke ulur numrin e inspektimeve të biznesit, por duke rritur efikasitetin e tyre.

Projekti në fjalë do ta ndihmojë Agjencinë Kosovare të Metrologjisë (AKM) dhe Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës, të cilat funksionojnë në kuadër të MTI-së, për t’u kualifikuar për t’i nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumin Ndërkombëtar për Bashkëpunim/Akreditim të Laboratorëve. Ky kualifikim mund të mbështesë qëndrueshmërinë e Sistemit Kombëtar të Infrastrukturës së Cilësisë të Kosovës.

Këto përpjekje do të ndihmojnë si këtë sistem ashtu dhe laboratorët e vendit që të njihen më tej në tregjet me vlerë të lartë, të tilla si Bashkimi Evropian – duke zvogëluar kostot për firmat për marrjen e raporteve dhe certifikatave të testimit të njohura ndërkombëtarisht.

Gjithashtu, projekti do të financojë blerjen e pajisjeve, do të lehtësojë trajnimin, dhe do të fusë në përdorim dhe do të përmirësojë sistemet e TIK-ut për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në reformimin e sistemeve të saj të inspektimit të biznesit.

Projekti është një kredi e butë, prej 14.3 milionë euro, e ndarë nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevojat më të mëdha për zhvillim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme