Menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, ka folur për ecurinë ekonomike në Shqipëri.
Në deklaratën e tij, Salinas thotë se për vitin 2021 rritja ekonomike pritet të jetë 7.2%. Kjo rritje sipas Bankës Botërore rezulton më e larta në rajon.
Ndërkohë, Salinas ka theksuar se Shqipëria ka ende shumë pasiguri siç është rritja e çmimeve të energjisë.
Sipas Bankës Botërore, Qeveria shqiptare duhet të marrë masa për hartimin e politikave të duhura për të mbështetur qytetarët.