Rrjeti televiziv britanik, BBC ka thënë se është pajtuar për t’i paguar dëmet që mund t’i jenë bërë presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, lidhur me një raport “të gabuar” vitin e kaluar.
“Ne i kërkojmë falje zotit Poroshenko për çdo shqetësim të krijuar dhe jemi pajtuar për t’i paguar dëmin dhe shpenzimet ligjore”, ka thënë ky rrjet përmes një deklarate të publikuar më 28 mars.
Megjithatë, aty nuk është përmendur shuma e pagesës.
Në një artikull të publikuar në BBC në maj të vitit 2018, ishte supozuar se ishte bërë një pagesë prej 400,000 dollarëve nga Michael Cohen, ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, për të zgjatur një takim në mes të presidentit të SHBA-së dhe atij të Ukrainës.
Ky supozim ishte i lidhur me një takim që ishte realizuar në Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit 2017.
Poroshenko, që është duke synuar të rizgjedhet president, pati paditur BBC-në atëbotë.