BBC-ja konfirmon kasetën e Bellanicës me filmimet e masakrës së Krushës së Madhe

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Ekzistencën e filmimeve të masakrës në Krushë të Madhe nga ushtria serbe e vërteton ky artikull i BBC që mban datën 4 Prill 1999.

Vetëm disa ditë pas kësaj masakre, gjigandi mediatik anglez, ishte i pari që transmetoi pamjet që tronditën botën. BBC thuhet në artikull ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të masakrës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, filmuar nga një kameraman amator i cili duke vënë në rrezik jetën e nxori këtë video jashtë Kosovës. Ai është Milaim Bllanica dëshmitar i masakrës së Krushës dhe banor i këtij fshati.

Filmimet thotë BBC tregojnë imazhet e para të masakrës të serbëve ndodhur në fshatit Krushë.

Këto pamje tregojnë trupat e disa djemve të rinj të vrarë me nga një plumb të vetëm në kokë duke tentuar të largoheshin” thekson në këtë shkrim BBC.

Media britanike sqaron se meqenëse në internet këto filmime me përmbajtje të rëndë, mund të shihen nga çdo moshë BBC News Online, e ka fshirë raportimin e gazetarit George Alagiah pasi pamjet mund të jenë stresuese për ata që i shohin.

Kjo kronikë e BBC tronditi të gjithë botën dhe pati shumë reagime si në Kosovë por edhe në perëndim. Robin Cook, sekretari për punët e jashtme të Britanisë së Madhe, shkoi vetë në Krushë të shikonte me sytë e tij atë masakër.

“Unë ndihem i indinjuar thellë. Fajtorë janë jo vetëm ata që i bënë vrasjet por edhe ata që i urdhëruan vrasjet nga Beogradi”, tha Robin Cook.

Sot 21 vite më pas nga kjo masakër urdhëruesit mbeten të pa ndëshkuar pasi UNMIK në vend që të fokusohej në mbledhjen e provave për agresorët serb u investua të hetonte udhëheqësit e UCK-s.

Kaseta provë e kësaj masakre duhet të ishte në zyrat e UNMIK si një nga argumentet kryesore për të dënuar ata që urdhëruan dhe ekzekutuan masakrën e Krushës, por asnjë dënim dhe akuzë nuk është ngritur. Vënien në rrezik të jetës duke filmuar këtë genocid serb Milaim Bellanica në rrëfimin për BBC thotë se e bëri për nipërit dhe brezat e ardhshme si një dëshmi për mos të harruar çfarë bënë serbët në Krushë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme