Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shpallur fitoren e kandidatëve të partisë së tij në 10 komuna.
“Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ahmeti, në një paraqitje të jashtëzakonshme për gazetarë.
Ndërkohë sa i përket komunës së Gostivarit, ai tha se janë në pritje të rezultateve finale, por la të kuptohet se po përgatiten për humbje të kësaj komune.
“Falenderoj të gjithë votuesit që shprehën vullnetin e tyre për këtë fitore të madhe të BDI-së”, tha kreu i BDI-së.