ashkimi Evropian nuk ka vërejtur ndonjë kontrabandë të konsiderueshme të armëve në Evropë nga Ukraina, tha zyrtarja e lartë e çështjeve të brendshme të Komisionit Evropian.
“Më duhet të them se nuk kemi parë ndonjë kontrabandë industriale të armëve të zjarrit nga Ukraina”, tha Ylva Johansson.
Megjithatë, janë regjistruar disa raste individuale të transportimit të armëve të lehta jashtë vendit – kryesisht nga individë që përpiqen të nxjerrin armët si “trofe ose për mbrojtje personale”.
“Ato raste po merren parasysh, natyrisht, në kufi nga rojet kufitare”, pohoi Johansson, raporton skynews.
Ajo shtoi se çështja e kontrabandës së armëve ka qenë e rëndësishme ndërsa është diskutuar në një takim me ministrin e Brendshëm ukrainas, Oleksandr Klymenko.
Ndryshe, Ukraina së fundi është bërë e ditur se do të furnizohet me raketën e fuqishme britanike, Storm Shadow.