BE bashkëbisedon me të rinjtë nga Mitrovica veriore, interesohet për kërkesat e shkathtësitë e tyre

Mitrovicë veriore | 10 Maj 2023 | 12:38 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, ka organizuar panel diskutimi me të rijnë nga Mitrovica veriore me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”, raporton Ekonomia Online.

Miljan Stanishiq, menaxher i programeve në OJQ “Domovik”, organizatë kjo që ka qenë përfituese nga fondet e BE-së, tha se vendosja në fokus e të rinjve është shumë e rëndësishme.

Sipas tij, edukimi jetësorë është kyç për zhvillimin e një shoqërie.

“Në fokus është vendos kjo kategori e qytetarëve për të cilën mendoj që është e rëndësishme. Cak i kemi adoleshentë 16-14 vjeçare. Në shoqëritë moderne kërkojnë zhvillim të vazhdueshëm, edukimi jetësorë është kyç për zhvillimin e një shoqëri. Ka elemente shumë sfiduese kur flasim për mekanizmat, duhet të bëjmë zgjidhje të jemi kreativ që të ketë perspektiv më të mirë për të rinjtë. Në një analizë të fundit thuhet se diku 46% e të rinjve janë të pa punësuar dhe nuk e kanë filluar mësimin”, tha ai.

Ai tha se kjo organizata ka përfituar nga BE-ja një marrëveshje e cila sipas tij, ka qenë kyçe që të përmbushur misionin e tyre.

“Domovik ka nënshkruaj një marrëveshje me BE në Kosovë, marrëveshjen 4 vjeçare, kjo është një prej mbështetjeve kyçe që ta kryejmë misionin tonë. Kemi caqe specifike sepse kemi adoleshentë dhe të rinjtë. Te edukimi medial dhe shoqëror, të rinjtë që janë konsumues të mediave prandaj kemi nisur një platformë mediale, që mundëson të rinjtë të bëjnë ndryshime. Kjo platformë mendoj që do të jetë shumë e suksesshme ku përfshihet në 3 gjuhë”, tha ai.

Anakarin Platon, shefe e Departamentit për Integrime Politike, Ekonomike dhe Evropiane në Zyrën e BE-së në Kosovë, tha se këto diskutime po zhvillohen me qëllim që të identifikohen kërkesat e të rinjve.

Madje tha se po interesohen edhe për shkathtësitë që kanë të rinjtë në mënyrë që BE-ja t’i përfshijë ato në projekte e ardhshme.

“Siç e dini ky vit është viti i shkathtësive për të rinjtë dhe BE e ka theksuar këtë, të gjithë jemi duke u ballafaquar me të njëjtin problem, modernizimi i shoqërive, sektori privat po ndryshon shpejt dhe ne duhet që të sigurohemi që popullata e re të jetë e përshtatshme për këto ndryshime”.

“Gjatë këtij viti do të vazhdojmë të dalim në teren, në kudër të ditës së Evropës, pse po e bëjmë këtë… që të dimë ne se çka mendoni ju dhe cilat janë ato shkathtësi që janë të nevojshme për të ardhmen dhe ne t’i përfshijmë ato në projekte tona”.

“Popullata e re është në përqindje shumë të larët, duhet ta rritim fuqinë e punës dhe t’i bëjmë njerëzit me garues dhe kompanive duhet të i’u mundësojmë që të rinjtë të kenë shkathtësitë e punës. Këtu njerëzit kanë vështirës që të gjejnë punë stabile dhe kompanitë kanë vështirësi që t’i gjejnë shkathtësi e duhura”, tha ajo.

Goran Laziq, zyrtar i projektit Erasmus+, tha se ky program ndihmon në modernizimin e arsimit të lartë, sipas tij, ky program i’u mundëson studentëve që të studiojnë më vendet e BE-së deri në një vit.

“Sa i përket Erasmus+ është një program që ka filluar në vitin 2014, rëndësi është që ky program ndihmon nivelin e lartë të arsimimit dhe modernizmit, mbështet edhe nivelin akademik jep edhe mbështetje financiarë për institucionet dhe nivelet e larta të arsimit. Sa i përket studentëve Erasmus+ i ndihmon ata në zhvillimin e shkathtësive dhe është një prej programeve më të suksesshme. Studentet kanë të drejt që të shkojnë prej dy muaj deri një vit që të shkojnë për studime në BE po ashtu edhe mësimdhënësit kanë mundësi që të ligjërojnë. Numri i studentëve është i madh”, tha ai.

Ai shtoi se nga ky program kanë përfituar mbi 7 mijë student deri më tani, të cilët sipas tij, gjejën punë pas studimeve ngase përgatiten profesionalisht.

“Një prej veprimeve të Erasmus+ është mobiliteti, ku një numër i madhe i projekteve janë lansura deri më tani. Erasmus+ ju mundëson studentëve që të njohin njerëz të rijnë, lëvizjen në BE ku ata i kanë të hequra shpenzimet gjatë shkollimi deri në një vit kanë mundësi që të studiojnë atje dhe provimet që i kalojnë atje njihen edhe këtu. Para 2015 nuk ka ekzistuar kjo mundësi, ata kanë marr edhe bursa të plota. Do cekja ngritjen e kapaciteteve në edukim, studentet tanë gjejnë punë mu për shkak të shkathtësive që kanë marr. I kemi pasur numrin prej 7 650 student, 80% e këtij numri i kanë përfunduar këto studime”, tha ai.

Mihone Keroli-Mustafa, rektore e  Kolegjit “IBC-M”, tha se përdorin kurrikula të reja që deri më tani nuk janë përdorur në Kosovë.

Ajo ka sqaruar se përdorimi i këtyre kurrikulave i’u mundëson studentëve që të punësohen më lehët. Keroli-Mustafa tha se IBC-M është institucioni i vetëm arsimor që është i financuar nga BE-ja, raporton EO.

“IBC-M  është një prej institucioneve më të reja të arsimit, mënyra se si ajo punon është që mundohet që t’i përdor disa kurrikula më ndryshe se institucionet e arsimit të nivelit të larët, kjo është shumë e mirë për të diplomuarit tanë që të gjejnë punë më lehtë. Diçka që është e re në kurrikulat tona është që të gjithë të diplomuarit tanë gjatë ciklit të studimit të punojnë, kjo i bënë ata që të jenë të përshtatshëm për tregun e punës. Jemi të kënaqur me shkallën e punësimit të diplomuarve tanë, janë përqindje premtuese. Më të mirët nga shkollat e mesme vijën tek ne dhe mund të garojmë me të diplomuarit ne Evropë dhe më gjerë”, tha ajo.

“Në institucionin tonë është sistemi i vetëm i edukimit që është i financuar nga BE me qëllimin e përgatitjes se rinisë për tregun e punës kryesisht në rajonin e Mitrovicës. Ne ofrojmë trajnim dhe kurse të shkurta për punë.  IBC-M është lider për zhvillimin e kapaciteteve, kemi marrëveshje bilaterale me institucione të ndryshme në BE dhe ShBA për mbështetjen e studenteve tanë dhe institucionit tonë. IBC Ka arritur që t’i vendos 6 qendra në Kosovë”, tha ajo.

Të ngjashme