Bashkimi Evropian ka hequr disa nga masat ndaj Kosovës, konkretisht ato që lidhen me programimin e fondeve të BE-së, raporton Ekonomia Online.
Sipas burimeve, Komisioni Evropian ka vendosur t’i heqë masat për një paketë prioritare kontratash në vlerë rreth 35 milionë euro.
Paketa përfshin projekte në energji, mjedis, arsim dhe menaxhim të mbetjeve.
Tanimë, këtë e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi.
“Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro”, ka shkruar ai në Facebook.
“Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë”.
Letra e plotë:

