Bashkimi Evropian (BE) dhe 15 anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) kanë bërë të ditur se kanë arritur një marrëveshjeje të apelit të emergjencës për mosmarrëveshjet tregtare.
Aranzhimi i Arbitrazhit të Përkohshëm Shumëpalësh të Apelimit do t’i lejojë BE-së dhe 15 anëtarëve të OBT-së të sjellin ankesa dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare midis tyre, megjithëse Organi i Apelimit i OBT-së nuk është plotësisht funksional.
Komunikata thekson se marrëveshja nënvizon rëndësinë që anëtarët pjesëmarrës të OBT-së – BE, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Guatemala, Hong Kongu, Meksika, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori, Zvicra dhe Uruguaji, t’i bashkangjiten një sistemi funksional të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me dy hapa në OBT.
“Me marrëveshjen e sotme është arritur angazhimi politik që doli nga takimi i nivelit ministror në Davos në janar”, tha Phil Hogan, komisioneri i BE-së për Tregtinë.
“Kjo është një masë parandaluese e cila pasqyron paralizën e përkohshme të funksionit të apelimit të OBT-së për mosmarrëveshjet tregtare”, tha ai.
Marrëveshja pasqyron rregullat e zakonshme të apelimit të OBT-së dhe mund të përdoret midis anëtarëve të organizatës të gatshëm për t’u anëtarësuar, për sa kohë që Trupi i Apelimit i OBT-së nuk është plotësisht funksional.