Për situatën e tërmeteve në Shqipëri ka reaguar Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Ambasada e SHBA-ve dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për situatën ku ndodhet vendi.
Në një postim në rrjetet sociale, Sassoli shkruan: “I gjendem pranë vëllzërve dhe popullit shqiptar. Europa është në tuaj”.
Ndërsa Ambasada e SHBA reagoi duke u shprehur: “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.”
Ndërkohë ambasadori i BE në vendin tonë, Soreca shkroi në Twitter se janë të pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe se Bashkimi Europian është në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë.
Luigi Soreca: “Jemi shumë të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti shkatërrimtar. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Bashkimi Europian qëndron pranë popullit dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë”.